Obama ka theksuar se sektorët e ndryshëm të rëndësishëm, të tillë si infrastruktura, financa, energjia elektrike dhe gazsjellësi janë lidhur direkt me internetin, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj edhe kërcënimet kibernetike janë një. Administrata e presidentit amerikan Barak Obama ka përgatitur një projektligj të ri mbi sigurinë kibernetike, të cilin do t’ia dërgojë Kongresit për votim dhe i cili synon intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mbi sigurinë kibernetike mes sektorit publik dhe atij privat. Presidenti Barack Obama iu drejtua të pranishmëve në Qendrën e Sigurisë Kombëtare Kibernetike dhe paralajmëroi hapa të rinj të udhëheqjes amerikane në këtë fushë. Obama ka theksuar se sektorët e ndryshëm të rëndësishëm, të tillë si infrastruktura, financa, energjia elektrike dhe gazsjellësi janë lidhura direkt me internetin dhe theksoi se për shkak të kësaj kërcënimet kibernetike janë një problem në rritje. Duke theksuar se sektori privat dhe publik nuk mund të përballen vetë me këtë problem, Obama tha se Kongresit do ti dërgohet propozimi që do të forcojë bashkëpunimin e tyre dhe luftën kundër këtij fenomeni. “Ky draft përfshin rritjen e përgjegjësive për subjektet që ndajnë informacion mbi kërcënimet kibernetike, si dhe mbrojtje më të mirë të jetës private dhe lirive të personave fizikë,” tha Obama, duke shtuar se ai do të jetë i përditësuar edhe me çështje të tilla si intensifikimi i punës së forcave të sigurisë në fushën e monitorimit dhe arrestimit të kriminelëve kibernetike. Kreu i shtetit amerikan Obama bëri të ditur se Shtëpia e Bardhë në muajin e ardhshëm në Universitetin Stanfor do të organizojë samitin për siguri kibernetike që do të mbledhë zyrtarë, ekspertë nga fusha e sigurisë, industrisë teknologjike, mbrojtësit e të drejtave të konsumatorit dhe të sektorëve të tjera të ngjashëm.
You Might also Like
UNHCR: Europa në prag të krizës humanitare, shkak refugjatët
Organizata e OKB-së për Mbrojtjen e Refugjatëve – UNHCR ka paralajmëruar se Europa është në…
By
Redaksia
1 Min Read
Muaji i parë i Trumpit ka kaluar me “dhimbje”
Nga 24 dekretet presidenciale që Trump ka nënshkruar në muajin e parë, më i debatueshmi…
By
Redaksia
10 Min Read
Mbi 200 migrantë të vdekur në Mesdhe
Më shumë se 200 migrantë kanë vdekur pasi anija e tyre është përmbytur në Detin…
By
Redaksia
1 Min Read
Këln, ndalohet telekonferenca e Erdoğan-it para të pranishmëve në tubim
e vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë është ndaluar fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjermani, muslimanët të shqetësuar nga racizmi dhe dhuna
Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit dhe dhunës…
By
Redaksia
1 Min Read
Dëmtimet psiqike tek të rinjtë
Gjendja e frikës, depresionet dhe burnout janë sëmundjet që kryesojnë listën e sëmundjeve psiqike në…
By
Redaksia
7 Min Read
