Mbi 200 migrantë të vdekur në Mesdhe

Më shumë se 200 migrantë kanë vdekur pasi anija e tyre është përmbytur në Detin Mesdhe, ka bërë të ditur Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

“Nëntë janë shpëtuar pas katër ditësh në det; 203 të tjerë janë gëlltitur nga valët”, ka shkruar në Twitter zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami.

 

Ajo ka thënë se kjo është një “tragjedi enorme dhe e tmerrshme”.

 

Nëntë të mbijetuarit flasin frëngjisht dhe besohet se vijnë nga Afrika Perëndimore.

 

Që në fillim të vitit 2014, mbi 150,000 migrantë kanë arritur në Itali me anije kontrabanduese, shumica nga ta refugjatë të luftërave.

Artikulli paraprakVetëvendosje në Prishtinë: Kisha Ortodokse do të rrënohet
Artikulli vijuesPër keqpërdorim seksual arrestohet një mësimdhënës në Shtime