Obama: Pranvera arabe është një progres

Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së progresin që përbën Pranvera Arabe pavarësisht gjendjes së tensionuar që mbretëron ne ditët e tanishme.

“Ne ruajmë në kujtesë që ky është një sezon progresi”, deklaroi presidenti në tribunën e Asamblesë së Përgjithshme.

“Për herë të parë që prej dhjetëra vjetësh, tunizianët, egjiptianët dhe libianët kanë votuar për drejtuesit e tyre të rinj në zgjedhje që ishin të besueshme dhe të drejta”, shtoi presidenti amerikan duke nënvizuar gjithashtu dhe vende të tjera në botën arabe si Malawi apo Senegali që kishin operuar tranzicionin e pushtetit paqësor.

“Përgjithësisht, ngjarjet e dy javëve të fundit tregojnë se ne duhet sinqerisht të zbusim tensionet mes Perëndimit dhe një bote arabe që përparon drejt demokracisë”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, Damasku tronditet nga dy shpërthime
Artikulli vijuesDobitë e ftoit