Siri, Damasku tronditet nga dy shpërthime

Dy shpërthime të mëdha kanë tronditur zemrën e kryeqytetit sirian, Damask. Shpërthimet kanë ndodhur pak para orës 07:00 (04:00 me orën shqiptare) në një zonë ku gjenden ndertesat qeveritare, pranë shtabit ushtarak.

Sipas BBC, një re tymi është ngritur mbi ndertesat e sulmuara dhe si pasoje trafiku në këtë zonë është bllokuar përkohësisht.

Vendi ku kanë ndodhur shpërthimet është sheshi Ummayad, një nga qendrat kryesore të Damaskut.

Nuk janë dhënë detaje të tjera./Tch/kohaislame

 

Artikulli paraprakKamera e iPhone 5 përdor sensorin e Sony-it
Artikulli vijuesObama: Pranvera arabe është një progres