Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta vizitojë sot Arabinë Saudite, në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë tensionuar.
Obama do të realizojë bisedime me Mbretin Salman, pas arritjes në kryeqytetin saudit, që pritet të ndodhë sot.
Ndërsa gjatë ditës së nesërme, presidenti amerikan do të ulet me liderët nga Këshilli për Bashkëpunim të Gjirit, i cili përfshin Bahrejnin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Obamës do t’i bashkohen edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, si dhe sekretari i Shtetit, John Kerry.
Obama shpreson që bisedimet do të fokusohen në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe Jemen./rel