“Shumë muslimanë nuk do të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë Ramazanit, duke shijuar komoditetin që ofron shtëpia e tyre ose nuk do të mund të festojnë Bajramin bashkë me fëmijët e tyre”
Presidenti amerikan, Barack Obama, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar muslimanët të cilët ikin nga lufta dhe varfëria, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shumë muslimanë nuk do të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë Ramazanit, duke shijuar komoditetin që ofron shtëpia e tyre ose nuk do të mund të festojnë Bajramin bashkë me fëmijët e tyre”, thuhet në deklaratën e Obamës.
“Kjo kohë e shenjtë na përkujton obligimin që të përkrahim dinjitetin e secilit njeri. Ne do të vazhdojmë të mirëpresim emigrantët dhe refugjatët përfshirë ata që janë muslimanë”, shtoi më tej Obama. Ai ka nxitur administratën e tij të pranojë 10.000 refugjatë në SHBA deri në fillim të tetorit, por kontrollet e komplikuara të sigurisë kanë rezultuar me vetëm 2.500 të pranuar deri më sot.
Zotimi i presidentit amerikan është një përgjigje ndaj krizës globale të refugjatëve e nxitur kryesisht nga luftimet mbi pesëvjeçare në Siri.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) Afganistani është vendi i dytë si burim më i lartë i refugjatëve