Stambolli, qyteti i dytë për t’u vizituar në 2016

Në listën e TripAdvisor për qytetet që duhen vizituar patjetër në vitin 2016 Stambolli është renditur i dyti.

TripAdvisor, një nga uebsitet e udhëtimeve më të vizituara në botë, ka publikuar listën e qyteteve që duhen parë në vitin 2016.

Ndjekësit e faqes Stambollin e kanë zgjedhë si qytetin e dytë për t’u vizituar.

Stambolli ndiqet nga Maroku, Parisi dhe Siem Reap në Kamboxhia.

Në krye të listës qëndron Londra, ndërsa Praga renditet në vend të 7-të.

Pragën e pason Roma, Hanoi i Vietnamit, Nju-Jorku dhe qyteti Ubud i Indonezisë.

Në vend të 11-të të listës së Trip Advisor qëndron Barcelona, në vend të 12 Lizbona, në 13-in Dubai, në të 14-in Shën Petërburgu dhe në të 15-in Bangkoku.

Amsterdami, Buenos-Ajres, Hongkongu, Playa del Karmen i Meksikës, Kejptaun, Tokio, Kusko (Cusco) i Perusë, Katmandu, Sidnei dhe Budapesti janë 10 qytetet e fundit të listës. /trt/

Artikulli paraprak“Retorika anti-muslimane i shërben vetëm DAESH-it”
Artikulli vijuesTIKA ndërton 320 banesa në Gaza