OBAMA THOTË SE SHBA NUK DO TË LEJOJË NJË SREBRENICË TJETËR

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, gjatë një fjalimi të mbajtur në muzeun e Holokaustit, porositi se vendi i tij nuk do të lejojë të ndodhë një gjenocid i ri, siç ishte ai në Srebrenicë, në vitin 1995.

Gjatë fjalimit të tij, Obama përmendi edhe ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, duke theksuar se arrestimi i tij është një dëshmi se SHBA nuk do të ndalë përpjekjet për të vendosur kriminelët para drejtësisë.

“Vrasjet, si ato në Kamboxhë, Ruandë, Darfur dhe Bosnje, kanë tronditur tërë botën. Kanë qenë këto shfryrje të papara të urrejtjes dhe mospranimit se edhe të tjerët janë njerëz. Parandalimin e gjenocideve SHBA-ja dëshiron dhe mund ta bëjë”, tha Obama, duke shtuar se administrata amerikane posedon mekanizma për të reaguar ndaj shkatërrimeve në masë dhe vrasjeve./expres/kohaislame

Artikulli paraprakTolerimi i ekstremeve
Artikulli vijuesShteti i kidnapuar