Obama uron për arrestimin e të dyshuarit për sulmet në Paris

Nga Presidenca e Francës konfirmohet se Obama me telefon ka biseduar me Hollande për ta uruar për aksionin anti-terrorist

 

WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Barack Obama, uroi të premten presidentin e Francës, Francois Hollande dhe kryeministrin belg, Charles Michel për arrestimin e të dyshuarit kryesor për sulmet terroriste në Paris, Salah Abdeslam, raportoi Anadolu Agency (AA).

Nga Presidenca e Francës konfirmohet se Obama me telefon ka biseduar me Hollande për ta uruar për aksionin anti-terrorist. “Urime edhe nga presidenti i SHBA-ve. Belgjika dhe Franca qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit”, shkroi po ashtu në profilin zyrtar Twitter Charles Michel, duke shtuar një fotografi në të cilën qëndron pranë liderit francez.

Pasi mbrëmë në Bruksel u arrestua Salah Abdeslam, njëri nga terroristët që në nëntor të vitit 2015 organizuan dhe kryen sulmin terrorist në Paris, Hollande dhe Michel porositën se ky arrestim është rezultat i bashkëpunimit policor intensiv mes dy vendeve.

Artikulli paraprakOSBE thirrje Rusisë për “Krimenë”
Artikulli vijuesShteti i Ukrainës ka gaz të mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme