Ofendon muslimanët, dënohet shkrimtari francez

 
Gjykata e Apelit në Paris i vendosi një gjobë shkrimtarit francez Renaud Kamus në vlerë katër mijë euro për shkak të disa deklaratave që konsiderohen si nxitje të urrejtjes kundër myslimanëve.
Gjykata tha se deklaratat e Kamus-it sanksionohen në kuadër të “nxitjes të urrejtjes dhe dhunës”, duke e cilësuar atë si një “sulm ekstremist që synon të fyejë myslimanët.”
 
Shkrimtari kishte bërë vërejtjet e tij që në 2012 duke e përshkruar emigracionin mysliman në Francë si një kërcënim për qytetërimin vendas dhe se myslimanët janë “luftëtarë të cilët kërkojnë të pushtojnë Francën.”
 
Kamus është i njohur për afrimitietin e tij me të djathtën ekstreme në Francë, siç u pa kur i bëri thirrje votuesve që të hedhin votat e tyre në zgjedhjet presidenciale në favor të lideres së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, e njohur për armiqësinë e tyre ndaj të huajve./tel./
Artikulli paraprakPlaku që mbledh mbeturina, refuzon paratë – thotë se nuk është lypës!
Artikulli vijuesZhduket një i ri shqiptar në Veri