Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, ka deklaruar se janë të shqetësuar se afërsisht 100 mijë irakianë mund të emigrojnë në Siri dhe Turqi për shkak të operacionit për çlirimin e Musulit, raporton AA.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, Grandi, duke vënë në dukje se në Musul mund të përjetohet një prej krizave më të mëdha të migrimit tha se “Jemi të shqetësuar se afërsisht 100 mijë persona mund të emigrojnë në Siri dhe Turqi”.