GAZIANTEP (AA) – Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të ndërmarrë kundë rreziqeve terroriste në rajoni e Jarabulusit në Siri, janë bërë përforcime në njësitet kufitare, autoblindat dhe tanket, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të operacionit i cili po zhvillohet me qëllim të rritjes së sigurisë kufitare të Turqisë duke e mënjanuar rrezikun që paraqesin organizatat terroriste në Jarabulus dhe rrethinë dhe për t’u dhënë mbështetje forcave të koalicionit ndërkombëtar, njësitet në pjesën turke të kufirit janë përforcuar me tanke dhe autoblinda shtesë.
Mjete shpërthyese që janë vendosur nga organizata terroriste DAESH në territorin e Sirisë, po neutralizohen në mënyrë të kontrolluar nga Forcat e Armatosura Turke. Retë e tymit që paraqiten herë pas here në disa rajone, mund të shihen edhe nga vija kufitare.
Ndërkaq, në pjesën kufitare të Turqisë janë pozicionuar tanke.