Opozita mobilizohet për ta dështuar votimin e Speciales

Edhe pse është bërë më shumë se një muaj që nga protesta e fundit e opozitës dhe Qeveria nuk ka përmbushur asnjë kërkesë të tyre, tri partitë opozitare nuk kanë dhënë datën e protestës së radhës, shkruan sot Koha Ditore.
 
Një burim i ka thënë gazetës se protestat e paralajmëruara janë pezulluar për shkak të zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale, për të cilën do të vendoset këtë javë.
 
“Tani opozita pritet të dakordohet për veprimet e përbashkëta, ku nuk përjashtohen as aksionet, në mënyrë që të dështojë votimi i Speciales në Kuvend”, ka thënë burimi.
 
Duke iu referuar mungesës së protestave, subjekti më i madh opozitar, lëvizja “Vetëvendosje”, mohon të jetë zmbrapsur nga veprimet në rrugë. Nënkryetari i parë i kësaj lëvizjeje, Driton Çaushi, i ka thënë gazetës se protesta vazhdon të jetë një prej metodave të tyre.
 
Asnjë prej kërkesave që dolën nga protesta e 18 prillit nuk janë marrë parasysh nga Qeveria Mustafa. Opozita pati kërkuar shfuqizimin e vendimit për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike dhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së; dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani; shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi; shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së; shndërrimin e “Trepçës” me ligj të veçantë në ndërmarrje publike, si dhe mosthemelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.kohaislame
Artikulli paraprakViktimat e varfërisë dhe kontrabandistëve, muslimanët Rohingya përjetojnë dramë të vërtetë në Oqeanin Indian
Artikulli vijuesKryeministri dhe gjysma e ministrave fshehin shpenzimet