Të pagjeturit, plagë e hapur

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, me të cilën ka biseduar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri ka shprehur angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mbyllur këtë plagë të hapur, me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur çështjen e të pagjeturve edhe në dialogun e filluar me Serbinë dhe kërkon angazhim më të madh të faktorëve ndërkombëtar në ushtrimin e presionit te autoritetet e Beogradit që të ofrojnë informatat e nevojshme për të gjitha rastet e personave të zhdukur gjatë luftës”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Në takim është rënë dakord që Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, të thellojë bashkëpunimin me Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në procesin e ndriçimit të fatit të të gjithë personave të pagjetur, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.kohaislame

Artikulli paraprakKërkohet lirimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Artikulli vijuesReagon "Bashkohu": Hetimi ndaj Imamit Krasniqi, sulm ndaj xhematit musliman të Kosovës