Kisha Koptike zgjodhi papën e ri

Kisha Koptike Ortodokse ka zgjedhur të dielën peshkopin Tawadros si papë të ri.

Gjatë një ceremonie në katedralen Abbasiya në Kajro, emri i peshkopit gjshtëdhjetëvjeçar është zgjedhur nga një djalosh më sy të lidhur nga një kupë e qelqtë, që mbante edhe emrat e dy kandidatëve tjerë.

Papa shërben si lider shpirtëror i të krishterëve koptë të vendit, që përbëjnë mes 6-10 për qind të popullatës 83 milionëshe të Egjiptit.

/BS/kohaislame

Artikulli paraprakMjekimet popullore që eliminojnë gurët në tëmth
Artikulli vijuesNatë tmerri në Athinë, thyhen shtëpitë e të huajve