Sterilizoi të birin, 99 vjet burg nënës monstër

0
123

Një 10-vjeçar u vendos në qendër të vëmendjes së shtypit amerikan, në ditën kur përfundimisht nënës së tij iu mohua apeli për burgimin 99-vjeçar që ka marrë, si ndëshkim për dëmtimet që i ka bërë të birit.

Holden Gothia ishte duke fjetur në shtëpinë e tij në Hjuston, kur e ema e droguar e sterilizoi, duke i prerë organet gjenitale.

Ngjarja ndodhi në vitin 2007 dhe drejtësia amerikane vendosi të dënojë Katherine Nadal me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht.

Ndonëse 10-vjeçar Gothia nuk është ende i ndërgjegjshëm krejtësisht për dëmtimet me të cilën duhet të vazhdojë jetën dhe përballet me vite asistencë psikologjike, atij i pëlqen të luajë futboll, të vrapojë, të këndojë dhe të qëndrojë me shoqërinë si çdo moshatar tjetër i tij.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me një seri krimesh monstrueze, midis të cilave disa raste kanibalizmi.

Shtypi riktheu në vëmendje historinë tronditëse të ndodhur pesë vjet më parë, duke evidentuar se në këtë rast, drejtësia ka funksionuar, duke i dhënë një dënim të përshtatshëm nënës së tij monstër./albtime/kohaislame