OPOZITARËT SIRIAN VAZHDOJNË KONTAKTET E TYRE NË MOSKË

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Abdulbasid Sejda pati një takim me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Ndërkaq në sulmet e ushtrisë ndaj qyteteve të ndryshme të Sirisë janë vrarë 25 persona.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov Në Moskë priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sirisë, Abdulbasid Sejda.

Bëhet e ditur që Lavrov gjatë takimit i kushtoi rëndësi edhe opinionit të opozitarëve.

“Ne i kushtojmë rëndësi edhe opinionit të opozitarëve sirian. Është shumë e rëndësishme që në kuadër të planti të Annanit të veprohet së bashku me opozitarët për të siguruar një platformë për dialog mes qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve. Ne jemi të vendosur të veprojmë që në kuadër të këtij plani të vendoset një armëpushim një orë e më parë”, u shpreh ndër të tjera Ministri i Jashtëm, Lavrov.

Në anën tjetër Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara propozoi zgjatjen e mandatit të vëzhguesve të OKB-së në Siri edhe për tre muaj.

Qëllimi kryesor i këtij propozimi është përkrahja e punimeve të Kofi Annanit.

Ndërkaq Kofi Annan, i cili pas Sirisë vizitoj edhe Iranin me Irakun, do të informoj Këshillin e Sigurimit në lidhje me kontaktet e tij dhe më pas do të vendoset në lidhje me vëzhguesit e OKB-së në Siri./trt/kohaislame

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja për Qeverinë e re serbe, përjashtohen pakicat
Artikulli vijuesQiproja do të pranojë 200 mijë refugjatë nga Siria