Ja si i kanë kryer sulmet dy vllezërit Kalid dhe Brahim El Bakraui

Vëllezërit Kalid dhe Brahim El Bakraui janë dy vetëvrasësit me bombë që dje në mëngjes u vetëhodhën me shpërthyes gjatë sulmeve terorriste në Bruksel, por nuk janë të dy në aeroportin kombëtar Zaventem në Bruksel në të cilin 15 persona i humbën jetët, ndërsa 100 janë lënduar, lajmëroi televizioni frankofon kombëtar “RTBF”, transmeton TV21.

Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, Ibrahim El Bakraui është njëri nga dy kamikazët që janë vetëhedhur në erë në aeroport, derisa i treti është tërhequr nga qëllimi dhe ka ikur dhe pas tij ende gjurmohet, derisa Kalid El Bakraui është vetëvrasësi me bombë që mori duzinë jetë në metronë pranë stacionit të metrosë Malbek.

Sipas TV- stacionit “RTBF” vëllezërit Kalid dhe Brahim El Bakraui paraprakisht kanë qenë të njohur për policinë për krim të organizuar, por deri tani ato nuk janë akuzuar ose të dyshuar për akt të terrorizmit. Sipas hetimit, njëri nga vëllezërit Kalid, nën identitet të rrejshëm ka marrë banesë me qira në rrugën “Ru de Dri” në lagjen Forest në Bruksel ku javën e kaluar ishte arrestuar njëri nga terroristët më të kërkuar botërorë, Salah Abdeslam, i cili direkt ka marrë pjesë në sulmet terroriste që në nëntor të vitit të kaluar ndodhën në Paris, Francë. Gjoja, hetimi ka treguar se vëllezërit Bakraui janë pjesë e grupit rreth Abdeslamit i cili arriti t’i shmanget organeve të sigurisë gjatë këmbim-zjarreve dhe arrestimeve në Forest.

Gjithashtu, vëllezërit El Bakrau janë të lidhur edhe me sulmet terroriste që në nëntor të vitit të kaluar ndodhën në Paris ku 137 persona i humbën jetët.

Artikulli paraprakKomuna e Tetovës liron nga pagesa e parkimit zonal personat me nevoja të veçanta
Artikulli vijuesI dyshuari i tretë i sulmit në Bruksel ka vdekur