Opozitarët sirian vënë në dorë një bazë ushtarake ajrore

Vazhdojnë përleshjet në Siri.

Opozitarët sirianë kanë vënë në dorë bazën më të madhe ushtarake ajrore të zonës që gjendet në qytetin Idlib ku ishin të dislokuar afërsisht 30 helikopterë ushtarak.

Opozitarët deklaruan se arritën që në fund të përpjekjeve 10 ditore të vënë në dorë bazën në fjalë.

Burimet njoftojnë se në bazë gjendeshin afërsisht 30 helikopter dhe në rrethimin e mëhershëm të aeroportit janë marrë peng 25 pilot.

Bëhet e ditur se avionët luftarak të regjimit të Esadit bombarduan bazën e cila tanimë gjendet në duart e opozitarëve. Nga zona vijnë lajmet se këto sulme vazhdojnë ende.

Në sulmet e sotshme të forcave të regjimit janë vrarë 38 persona.

Njoftohet se në zonën Jermuk të Damaskut ku janë të vendosur refugjatët palestinezë u jetuan përleshje të ashpra mes Ushtrisë së Sirisë së Lirë dhe forcave të Esadit ndërkaq në mes tjerash thuhet se banorët e kësaj zone kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakNdihmo redaksinë Kohaislame.com
Artikulli vijuesOKB vendim historik lidhur me hixhabin