HALEP (AA) – Opozitarët sirianë thyejnë rrethimin e qytetit në ditën e shtatë të operacionit të nisur në jug të Halepit për të mbërritur në rajonet nën bllokadën e regjimit të Bashar al Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se ushtria Fetih në ditën e 7-të të operacionit për thyerjen e rrethimit të Halepit kanë arritur të marrin nën kontroll shkollën teknike ajrore me një pjesë të madhe të rajonit Ramuse në jug të qytetit.
Burimet transmetojnë se ushtria Fetih në konflikte ka marrë kontrollin e kryqëzimit Ramuse, të furrës dhe të pikës së karburantit si dhe kanë vënë në dukje se opozitarët në ditën e 7-të kanë vrarë edhe 150 persona milicë të Iranit, Irakut dhe të Hizbullahut që luftojnë në rradhët e forcave të regjimit.
Edhe Xhejshu’l İslam dhe Ahraru’sh-Sham nga grupet opozitare siriane që luftojnë me regjimin kanë konfirmuar lajmin për thyerjen e rrethimit të regjimit mbi Halep.
Ditën e djeshme opozitarët në rajonin Ramuse patën marrë nën kontroll Shkollën e Artilerisë, Kompleksin Ushtarak të Armatimeve të cilat janë me rëndësi strategjike në rajon.
Forcat e regjimit muajin e kaluar morën nën kontroll rrugën Kastillo e cila është pika e vetme e daljes së opozitarëve në veri të qytetit, ku dhe pas kësaj rajonet opozitare ndodheshin nën rrethim.