Oriz, pulë, vezë të ziera, si dhe perime të freskëta

Kedgeree është një recetë shumë e vjetër dhe tradicionale indiane, që ka për bazë orizin, fileto salmoni ose pulë, vezë të ziera, si dhe perime të freskëta e shumë erëza.
 Përbërësit:
 
▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 kokërr qepë mesatare
▪ 500 gram oriz 
▪ 150g bizele 
▪ 200 gramë peshk salmon 
▪ 2 tufa koriandër 
▪ 1 limon
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës
 
Mënyra e përgatitjes:
 
Hidhni në një tigan të thellë vajin e ullirit dhe shtoni qepën e grirë hollë dhe trazojini për disa sekonda derisa të lëshohet aroma. Më pas shtoni bizelet, salmonin, kripë e piper sipas dëshirës.
 
Në një enë tjetër, zieni orizin derisa të mos jetë i bërë plotësisht. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe më pas shtojeni atë te tigani i parë.
 
Përziejini lehtë të gjithë përbërësit dhe lërini edhe për rreth 5-10 minuta me kapak të mbyllur.
 
Zieni vezët.
 
Në fund servirni në një pjatancë Kedgeree, duke hedhur fillimisht orizin me perimet dhe salmonin, sipër vezët e ziera dhe kopër të grirë jo shumë hollë. Anës pjatancës servirni edhe limon të prerë në feta.
Artikulli paraprakMyftiu i Kosovës: Osmanët s’ishin pushtues, na çliruan nga sllavët
Artikulli vijuesSkype vjen edhe në web, mbështet 30 gjuhë!