Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për mundësinë e bllokimit të shndërrimit të FSK-së në ushtri nga pakicat, në veçanti nga Lista Srpska.
Ajo ka thënë se as Srpska, as Vuqiç në Beograd dhe as ndryshimet kushtetues nuk mund ta bllokojnë një proces të tilla.
“Kompetencat e ushtrisë përcaktohen me ligj si dhe organizmi i brendshëm. Me kushtetutë përcaktohet vetëm emri.”
“Pakicat nuk mund ta bllokojnë kalimin e FSK-së në ushtri. Çka duhet të ndryshohet sot që të formohet ushtria, janë dy nene që përcaktojnë ushtrinë dhe organizmin.”
“Pra nëse duam ushtri mund ta bëjmë gjatë ditës, sepse ushtrinë nuk e bën emri, por numri i ushtarëve dhe armatimi, funksioni dhe kompetencat.”