Pacolli: LDK refuzoi projektligjin e AKR'së për Trepçën

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, thotë se nuk është e habitshme që projektligji për Trepçën ka ngecur dhe nuk po kalon në Kuvend.

Ai tha në Top Story se Serbia në vazhdimësi ka refuzuar çdo gjë në Kosovë, por Trepça nuk do të duhej as të diskutohej.

 

“Serbia refuzon çdo gjë në Kosovë, refuzon ekzistimin e shtetit të Kosovës, qeverinë dhe refuzimi i tillë, për kalimin e një ligji për Trepçën është e rëndomtë për serbët dhe ne nuk është dashur absolutisht të debatojmë për këtë çështje”, ka thënë Pacolli.

 

“Por duhet të kthehem, gjërat e suksesshme, të mira bëhen duke pasur parasyshë faktorin kohë dhe njeri. Ka qenë kohë kur njerëzit kanë punuar për Trepçën”, tha veç tjerash Pacolli.

 

Ai ka thënë se LDK ka qenë partia që më së shumti e ka kundërshtuar projektligjin për Trepçën të cilin e kishte përgatitur AKR’ja.

 

“Në fillim të vitit të kaluar me inicimin e AKR’së është bërë një projektligj prej A deri në ZH dhe është përgatitur nga njerëz të ditur. Ky ligj ka kaluar në qeveri dhe ka mbetur në Parlament mu për kundërshtim të LDK’së. LDK ka qenë refuzuesi më i madh i këtij ligji. Ne vijmë në zgjedhje dhe nga ajo kohë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim”, tha Pacolli. 

Artikulli paraprakVështirësitë e bartjes së shamisë në Malin e Zi
Artikulli vijuesBE rrit dozën e sanksioneve ndaj Rusisë