Prishtinë: Gjashtëmbëdhjetë të arrestuar, shumë lokale të bastisura

Policia, në natën mes së shtunës dhe së dielës, nëpër lokale të kryeqytetit ka arrestuar 16 persona, sekuestruar 14 armë të ftohta, gjashtë thika, një boks hekuri, shtatë shufra te metalta bejsbolli, një elektroshok në formë baterie dhe dy sprej.
Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Të dyshuarit janë arrestuar për shkak se dyshohet për posedim të armëve të ftohta, posedim të substancave narkotike, për furnizim me pije alkoolike personave nën moshën 18 vjeçare dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Operacion është zhvilluar me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprakë – Gjykata themelore, dhe është zhvilluar në rrugën “Rexhep Luci” dhe “Fehmi Agani” në Prishtinë. /Telegrafi/

Artikulli paraprak95 të vrarë nga regjimi sirian
Artikulli vijuesJuniku, një shekull pa vrasje