Vitin e kaluar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka kërkuar aleatë për ta ndaluar “privatizimin e keq” të aseteve publike të cilin është duke e bërë Qeveria, nën drejtimin e Hashim Thaçit. Tani kur aleatë i janë bërë tri parti opozitare, ai është përcaktuar të vihet në mbështetje të shefit të ekzekutivit.
Deputetët e Koalicionit për Kosovë të Re, me përjashtim të Muhamet Mustafës, që është shprehur publikisht kundër “privatizimit me çdo kusht”, të pasurisë publike, kanë vendosur që të enjten të votojnë në mbështetje të Rezolutës së PDK-së, për vazhdim të privatizimit në formën e deritashme.
Shefja e grupit parlamentarë të KKR-së, Myzejene Sulejmani, ka mohuar që koalicioni të ketë devijuar nga programi ekonomik i vitit 2010, por nuk e ka parë të arsyeshme që procesi i privatizimit të ndalet ashtu siç pretendon Vetëvendosja.
“Ne, edhe pse jemi partner në Qeveri, çdo herë e kemi bërë të qartë se jemi për një tjetër lloj privatizimi. Mirëpo, mes dy opsioneve: të ecet apo të pezullohet ky proces, ne e shohim me të drejtë opsionin e parë”, ka thënë Selmani për “Kohën Ditore”.
Ajo ka shprehu bindjen se bllokimi i privatizimit, e sidomos ai i PTK-së, nuk do të jetë në interes të vendit.
“Është shumë lehtë ta bllokojmë privatizimin e PTK-së. Por shtrohet pyetja se çka do të fitojmë nga ky veprim. Nga praktika e deritashme është parë se sa më shumë që zvarritet procesi i privatizimit të këtij aseti, aq më shumë i bie vlera”, ka deklaruar Selmani.kohaislame
You Might also Like
Sali Berisha pasnesër shpallet qytetar nderi i Deçanit
Kuvendi Komunal i Deçanit ka vendosur që për nder të 100 vjetorit të shpalljes së…
By
Redaksia
2 Min Read
Sulltan Murati I “përçan” qytetin kosovar
Një debat ka shpërthyer në qytetin kosovar që mban emrin e kalorësit serb të shekullit…
By
Redaksia
6 Min Read
Qeveria për një vit shpenzoi afër 12 milionë euro për automjete
Vitin e kaluar Qeveria kishte shpenzuar 184.8 milionë euro për mallra dhe shërbime. Në këtë…
By
Redaksia
2 Min Read
Thaçi: BE-ja me qasje jo të drejtë ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave
Bashkimi Evropian nuk ka asnjë argument që t’i mbajë të izoluar qytetarët e Kosovës, ka…
By
Redaksia
2 Min Read
Kryeministri nuk e di sa zëvendësministra i ka dikasteri i Arsimit
I takoi të gjithë por ende nuk e di se sa janë. Kryeministri i Kosovës…
By
Redaksia
1 Min Read
Ministri i Shëndetësisë me ordinance ilegale
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani ka të regjistruar një biznes me emrin “Medica”,…
By
Redaksia
1 Min Read
