Pahor: Ballkani Perëndimor është ”territor natyrorë” për zgjerimin e BE-së

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, sot ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është ”territor natyrorë” për zgjerimin e BE-së, duke theksuar se zgjerimi nuk duhet të jetë vetëm proces teknik, por edhe politik, kjo për shkak të ndjeshmërisë së rajonit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fjalimit në konferencën e sigurisë që mbahet në Budvë, Pahor tha se suksesi i zgjerimit varet nga përkushtimi drejt BE-së dhe NATO-s, si edhe përkushtimi pa rezervë i secilit vend në rajon, drejt zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, që do të mund ta pengonin mbarvajtjen e bisedimeve, transmeton STA.

Artikulli paraprakTrusti Pensional përfiton 48 milionë euro për 2 vjet
Artikulli vijuesVëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli