Studentët do të bojkotojnë ligjëratat për marshin protestues

0
181
Grupi i pavarur i studenteve të UP-së ka paralajmëruar për të martën bojkotim të ligjëratave nga ora 8:00, e mëngjesit, si dhe marsh studentor për të kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të rektorit Zejnullahu.
Marshi studentor do të fillojë nga ora 11:00 duke u nisur nga Qendra e Studentëve.
 
Kërkesat e tyre janë që kushti për vitin e parë të jetë me 7 provime, që afati i Prillit të jetë me dy provime, që afati i Tetorit të vlejë për kusht, dhe të jetë me dy provime, që kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime, lirim nga pagesat e semestrit për kategoritë e veçanta të studentëve, afat çdo muaj për absolvent, si dhe të ofrohen bursa për studentët në nivelin Master. /Telegrafi/