Palestinezët jetojnë në vetëm 15 përqind të vendit të tyre

1 Min Read

Palestinezët jetojnë vetëm në 15 përqind të vendit të tyre, pas pushtimit të Palestinës nga Izraeli në vitin 1948, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 40 vjetorit të ditës së tokës në Palestinë, Instituti i Statistikave të këtij vendi ka publikuar disa të dhëna ku thuhet se 48 përqind e popullsisë që jeton në tokat e Palestinës prej 27 mijë kilometra katrorë janë palestinezë.

Sipas këtyre statistikave 85 pëqind e territorit të Palestinës ka kaluar në duart e pushtuesit, ndërsa vetëm 15 përqind ndodhet nën administrimin e Palestinës. Ndërkohë statistikat thonë se 90 përqind e rajonit Agvar i cili konsiderohet si më pjellori për nga bujqësia ndodhet në kontrollin e Izraelit.

– Në Jerusalem ndërtohen vendbanime izraelite, ndërsa ata palestineze prishen –

Në vitin 2015-të Izraeli vendosi ndërtimin e 12 mijë e 600 banesave dhe 2 mijë e 500 dhoma hoteli në Jerusalemin Lindorë, ndërsa vetëm vitin e kaluar ka dhënë urdhër për prishjen e 152 vendbanimeve, qindra punishteve dhe ka dëmtuar 546 dynym tokë bujqësore.

TAGGED:
Share This Article