Presidenti Erdogan pritet me entuziazëm nga turqit në SHBA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është pritur me entuziazëm nga turqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përpara hotelit ku do të qëndrojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan pasi ka zbritur në bazën ajrore Andrews është nisur drejt hotelit St. Regis ku edhe do të qëndrojë. Erdogan është pritur me entuziazëm nga turqit në SHBA të cilët krahas pankartave me mbishkrime “Njeriu i Popullit”, “Falemnderit që ke mbrojtur Sirianët” ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh turk.

Ai në hyrje të hotelit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe pas zbritjes nga automjeti zyrtar ka përshëndetur të pranishmit të cilët brohorisnin “Të Duam”, dhe “Populli është krenar me ty”.

Artikulli paraprakAhmeti: Institucionet të reagojnë për përgjimet e fundit të shpërndara në internet
Artikulli vijuesPalestinezët jetojnë në vetëm 15 përqind të vendit të tyre