Qeveria e Palestinës thekson se territoret që Izraeli i ka okupuar në Bregun Perëndimor pëdoren si territore të hapura për shfrytëzim ekonomik
Izraeli ndodhet në një situatë ku ka okupuar 85 përqind të territoreve historike palestineze prej 27 mijë kilometra katrorë. Ndërsa palestinezët mund të përdorin vetëm 15 përqind të këtij territori, shkruan (AA).
Okupimi i mijëra dynymëve territore palestineze nga Izraeli më 30 mars të vitit 1967 përkujtohet çdo vit si Dita e Tokës. Përvjetori i vitit 41 të Ditës së Tokës e cila tashmë është bërë simboli i rezistencës kundër okupimit izraelit të vendosur mbi territoret historike palestineze ka sjellë sërish në rendin e ditës okupimin izraelit i cili çdo ditë zgjerohet gjithmonë e më shumë.
Sipas të dhënave të periudhës mars 2015 të Qendrës së Statistikave të Palestinës, Izraeli ndodhet në një situatë ku ka okupuar 85 përqind të territoreve historike palestineze prej 27 mijë kilometra katrorë. Ndërsa palestinezët mund të përdorin vetëm 15 përqind të këtij territori.
Gjithashtu sipas të dhënave bëhet e ditur se që nga fundi i vitit 2014, ka rritur në 409 numri i kampeve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor.
Okupimi vazhdon të zgjerohet
Ndërsa në anën tjetër vërehet se vazhdojnë zgjerimin çdo ditë e më shumë vendbanimet hebreje të vendosura mbi territoret palestineze nën okupim. Që nga publikimi i këtyre të dhënave në vitin 2015 e deri më tani Izraeli ka shtuar mijëra ndërtesa në vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret palestineze.
Politika izraelite për zgjerimin e këtyre njësive të vendbanimeve ilegale, nënkupton ngushtim të vazhdueshëm të hapësirave jetësore të palestinezëve në atdheun e tyre.
Në Bregun Perëndimor aktualisht nën okupimin e Izraelit ndodhen afërisht 400 mijë kolonë hebrenj, ndërsa ndodhen edhe 200 mijë të tjerë në Jerusalemin Lindor. Sipas ligjit ndërkombëtar njësitë e vendbanimeve izraelite pranohen si ilegale.
Qeveria e Palestinës thekson se territoret që Izraeli i ka okupuar në Bregun Perëndimor pëdoren si territore të hapura për shfrytëzim ekonomik.
Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.
Menaxhimi dhe siguria e “zonës A” e cila përfshin 18 përqind të territorit iu dorëzua Palestinës, ndërsa menaxhimi publik i “zonës B” prej 21 përqind iu dorëzua Palestinës ndërsa siguria Izraelit, si dhe menaxhimi dhe siguria në “zonën C” që përfshin 61 përqind të territorit iu la Izraelit.
Palestinezët për shak të pengesave të Izraelit nuk mund të përfitojnë nga zona C e cila është shumë e rëndësishme për sa i përket pasurive natyrore.
Izraeli në këtë zonë duke shkelur marrëveshjen e Oslos vendos kolonët hebre dhe ndërton garnizonet ushtarake.
Ndërsa afërsisht 2 milionë palestinezë në Rripin e Gazës ndodhen nën bllokadën e Izraelit që prej vitit 2007.
Simboli i rezistencës: Dita e Tokës
Izraeli më 30 mars të vitit 1976 konfiskoi mijëra dynymë territore që i përkisnin palestinezëve, të cilët për të protestuar kundër kësaj zhvilluan një grevë të përgjithshme, ku si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat izraelite u vranë 6 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Për këtë arsye çdo vit pelestinezët më 30 mars zhvillojnë aktivitete kundër okupimit.
Kjo ngjarje e cila përkujtohet si Dita e Tokës shihet si simboli i këmbënguljes së palestinezëve në çështjen e territorit i cili është edhe burimi i konflikteve mes Izraelit dhe Palestinës.
E kaluara e Ditës së Tokës së Palestinës e cila njihet ndryshe si “Nekbe” shënohet që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948 e deri në zinxhirin e ngjarjeve të mëpasshme.
Qeveria izraelite e cila vazhon politikat e saj kërcënuese për të larguar nga vendet e tyre arabët palestinezë që ndodhen brenda kufijve, më 30 mars 1976 konfiskoi mijëra dynymë territor të këtyre personave.
Populli palestinez për të protestuar këtë grabitje zhvilluan një grevë të përgjithshme dhe protesta në rajonin Dir Hana ku si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat izraelite u vranë 6 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Ngjarjet e vitit 1976 fituan një rëndësi të madhe për shkakun se është konflikti i parë mes autoriteteve izraelite dhe palestinezëve.