
Aksioni i filluar në mëngjesin e ditës së sotme në Veri të Kosovës po vazhdon. Në hyrje të Zubin Potokut Policia e Kosovës ka vendosur një postbllok. Siguria është shumë e lartë, ndërsa situata është e qetë.
Policia nuk po lejon as gazetarët të hyjnë për shkaqe të sigurisë, raporton Indeksonline. Aksioni po vazhdon ende në Zubin Potok.
Makinat e blinduara të Policisë së Kosovës po shihen në çdo anë ndërsa numri i të arrestuarve të personave të kërkuar po rritet./Indeksonline/