Pamjet e ISIS duke ua prerë kokat të krishterëve janë të montuara!?

Pjesë nga një video e publikuar nga militantët e Shtetit Islamik që shfaqin pjesëtarë të grupit duke ua prerë kokat 21 të krishterëve është e rreme, thonë ekspertët.
 
Videoja, e cila zgjat 5 minuta, paraqet të krishterët egjiptianë të veshur me rroba ngjyrë portokalli që marshojnë një-nga-një përgjatë një plazhi të vetmuar, të gjithë të përcjellë nga një luftëtar të veshur në të zeza.
 
Robërit, me fytyra të zbuluara, detyrohen të gjunjëzohen para se të shtrihen dhunshëm për toke, transmeton Koha.net. Militantët e maskuar më pas ua presin kokat të gjithë atyre në të njëjtën kohë.
 
Ndërsa ekspertët besojnë se burrat janë vrarë nga ISIS, pyetjet janë parashtruar nëse disa skena – përfshi atë kur militantët duken të kenë gjatësi mbi 2.10 metrash – janë manipuluar.
 
Ka dyshimet edhe nëse të gjithë të krishterët janë vrarë në plazh sikurse edhe nëse të gjithë ata janë vrarë në të njëjtën kohë.
 
Mendohet se pjesë të kësaj videoje janë incizuar në ndonjë hapësirë të gjelbër në ndonjë studio – teknikë kjo e përdorur nga filmbërësit holivudianë – ndërsa prapavija e plazhit është shtuar më vonë.
 
Veryan Khan, nga Konsorciumi për Hulumtime dhe Analiza për Terrorizmin në Florida, ka thënë për Fox News se janë disa gabime teknike në video që tregojnë se është manipuluar.
 
 
Ajo thotë se në pamjen kur terroristët marshojnë me të burgosurit nëpër plazh, xhihadistët duken sikur të jenë mbi 2.10 metra të gjatë – mbi 60cm mbi kokat e viktimave.
 
Ky konkludim është mbështetur edhe nga regjisori holivudian, Mary Lambert, i cili e përshkroi atë pamje si një video me “xhihadistë shumë të gjatë e me të krishterë xhuxhë”.
 
Khan shtoi se terroristi që foli në klip duket më i madh se deti në disa pamje, ndërsa koka e tij është jashtë proporcioneve në krahasim me trupin e tij, transmeton Koha.net. Ajo sqaron se kjo do të thotë se videoja me gjasë është incizuar në ndonjë hapësirë të brendshme ndërsa skena e detit, që besohet se është diku në Libinë veriore, është vendosur më vonë në klip.
 
Tutje, Lambert thotë se edhe skena ku shihet deti që shndërrohet në ngjyrë të kuqe nga gjaku “janë efekte speciale”./koha.net
Artikulli paraprak10 shenjat paralajmëruese të kancerit
Artikulli vijuesKush ishte Shaban Polluzha?