Panik në avionin e linjës Tiranë-Bergamo, një person tenton të hapë derën

Në kohën kur siguria në aeroporte dhe gjatë udhëtimeve ajrore ka arritur kulmin, në avionin e linjës Tiranë-Bergamo është shënuar një incident.

Udhëtarët dhe stafin e një aeroplani të kompanisë “Blue Panorama”, e cila kryen fluturime nga aeroporti i Rinasit, janë alarmuar nga një person i dyshimtë. Sipas dëshmitarëve okularë, personi ka tentuar të hapë derën e daljes së sigurisë në afërsi të krahëve të avionit, raporton “TV Klan”.

Po sipas këtyre dëshmive, ai mbante në dorë një tespihe dhe kryente veprime të një personi jonormal. Sipas udhëtarëve të tjerë, ai fliste përçart dhe qeshte në mënyrë të pavetëdijshme, ndërsa ka thyer edhe disa sende në avion

Të ndodhur në këto kushte, disa prej pasagjerëve e kanë ndalur dhe më pas me të është marrë stafi i sigurisë së aeroplanit.

Sapo mjeti është ulur në Itali, ky person është arrestuar nga policia. Ende nuk dihet nëse ai ka qenë i dehur, me probleme mendore apo diçka tjetër. Megjithatë policia po punon për të sqaruar ngjarjen.

Artikulli paraprakMinistri Ademi në Stamboll, premton dy projekte për UEJL-në dhe shkollat e Tetovës
Artikulli vijuesTë rinjtë kosovarë – mes ikjes në perëndim dhe shpresës se “do të bëhet mirë”