Papa Benedikti XVI do të vizitojë Libanin

Papa Benedikti XVI nis të premten një vizitë treditore në Liban.

Sipas Vatikanit, vizita është pjesë e thirrjeve të Papës për dialog ndërfetar. Kjo vizitë ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje për përhapjen e konfliktit të Sirisë edhe në Liban, si dhe pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi. Autoritetet libaneze kanë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë për vizitën e planifikuar, duke pezulluar lejet e armëve, pos për rojat e politikanëve.

Benedikti është papa i parë që viziton Libanin prejse Gjon Pauli II ka qëndruar atje në vitin 1997./BS/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Brahimi arriti në Damask
Artikulli vijuesKosova humb qindra miliona euro, pa kodin e vet telefonik