Në rrugën e tij për në Krakov, ku pritet të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, një festë katolike që zgjat një javë, Papa Françesku, denoncoi atë që e përshkroi si një luftë botërore.
“Kjo është një luftë e vërtetë, por nuk është luftë fetare”, u tha ai gazetarëve që po e shoqëronin në udhëtimin e tij për në Poloni.
“Është një luftë interesash, një luftë për para. Një luftë për burimet natyrore, për sundimin e popujve dhe për interesa ekonomike. Disa mund të thonë se është luftë fetare. Secila fe dëshiron paqe. Tjerët dëshirojnë luftën. Kuptoni?”, tha kreu i Vatikanit, njofton AP.
Krakova është ndalesa e tij e parë gjatë vizitës pesëditore në Polonis, gjatë së cilës ai do të diskutojë me të rinjtë katolikë, do të vizitojë disa nga kishat më të rëndësishme katolike, si dhe më pas do të vizitojë kampin e Aushvicit./tesheshi.com/