Papa sulmon sërish padrejtësitë ekonomike

Papa Françesku e ka sulmuar sërish padrejtësinë ekonomike sot, duke e dënuar atë që e ka quajtur ‘kulturën e hudhjes së gjërave’ të globalizimit ndërsa ka bërë thirrje për një mënyrë të re të të menduarit rreth varfërisë, gjendjes sociale, punësimit dhe shoqërisë.
 
Në një fjalim para Shoqatës së lëvizjes së kooperativave italiane, ai foli për ‘rritjen tronditëse të papunësisë’ dhe problemet ekzistuese të gjendjes sociale.
“Për ata që jetojnë në kufinjtë e ekzistencës, sistemi aktual politik dhe social duket i denjuar që fatalisht të ngulfas shpresën dhe rris rreziqet dhe kërcënimet”, ka thënë Papa Françesku.
Artikulli paraprakMos e harroni këtë
Artikulli vijuesAi nuk është si asgjë dhe asgjë nuk i ngjan Atij