Papa Françesku ka bërë publike atë që vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka thënë disa ditë më parë në një media ndërkombëtare: se po bëhej më katolik se Papa për tu bërë evropian.
Pas takimit që ka pasur me presidentit, Papa Françesku ka thënë se Thaçi i ka kërkuar atij që të konvertohet në katolik por sipas Papës, kjo nuk është e mundur sepse ai e ka një gjë të cilën e bënë atë automatikisht mysliman.
“Presidenti i Kosovës sot shfaqi dëshirën e tij që të konvertohet në katolik por unë i thash që kjo është e pamundur sepse ai është i bërë synet. Kjo e bënë atë përjetësisht mysliman dhe nuk ka kush e bënë katolik”, ka thënë Papa.
Ai ka komentuar edhe thënien e presidentit se ai do të bëhet më katolik se Papa.
“Ma katolik se unë nuk mundet mu bo kërkush. Thaçi mundet me u bo ma katolik se Shefqet Krasniqi, edhe atë nuk e ka fort të sigurt”, ka thënë Papa.
Përndryshe takimi është cilësuar si i ngrohtë dhe me pak probleme pasi nuk janë kuptuar dhe aq mirë Papa me Thacin. KUKUNEWS
‘Lajmi ështe satirik’