Papagalli që arrin të komandojë teknologjinë

Papagalli Petra, ka kuptuar se nuk i nevojitet një njeri për të realizuar detyra të vogla në shtëpi.

Në një video humoristike të postuar online, papagalli dëgjohet që komandon asistenten virtuale, Alexa të ndez dritën e sallonit dhe paisja përgjigjet.

Por imagjinoni sikur ai të japë komandën që të hapet dera.

Petra thotë: ‘Alexa ndiz të gjitha dritat.’ Duke imituar pronarin e tij ai vazhdon ‘A do ujë të freskët?’, ‘çfarë do?’ dhe ‘Thuaj më fal.’

Më pas zogu qesh i lumtur për arritjen e tij.

Por Papagalli Petra ka treguar se duhet ende punë derisa kjo teknologji të behet edhe më e sigurt. Deri në gjetjen e një zgjidhje për njohje më të mirë të zërit, kompania duhet të sugjerojë që të mos mbahen papagallë në shtëpi.

https://www.youtube.com/watch?v=-3JLqhFo8j4

Artikulli paraprakMeta flet nga Maqedonia për raportin e tij me Ramën
Artikulli vijuesKëshillat që do t’ju largojnë shpërqendrimet