"Paqeruajtësit" francezë që shtypën muslimanët, akuzohen se përdhunuan fëmijë

OKB-ja ka konfirmuar të mërkurën se në pranverën e vitit 2014 ka kryer një hetim rreth “akuzave të rënda për shfrytëzim seksual dhe abuzime të kryera nga ushtarakët francezë” në Republikën e Afrikës Qendrore, ku ishin dislokuar në kuadër të misionit paqeruajtës MINUSCA.
 
Sipas zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, një zyrtar i OKB-së është pezulluar për shkak se në korrik 2014 kishte përcjellë rezultatet e këtij hetimi autoriteteve franceze, duke shkelur procedurat.
 
Ndërsa, sipas gazetës angleze “The Guardian”, raporti konfidencial i OKB-së fliste për dhunën seksuale të kryer ndaj fëmijëve nën 10-vjeçarë nga ushtarakët francezë në këtë vend afrikan, përcjell “Zëri” informacionin e publikuar në mediet ndërkombëtare. Fëmijë edhe 9-vjeçarë, disa prej të cilëve jetimë, kanë treguar se janë abuzuar seksualisht nga ushtarët në shkëmbim të ushqimit ose të parave.
 
Ndërkohë, Ministria franceze e Drejtësisë ka konfirmuar të mërkurën se në korrik 2014 kishte nisur një hetim për shkak të mungesës së reagimit të OKB-së. Franca kishte dërguar një ekip xhandarmërie në Republikën e Afrikës Qendrore për të verifikuar këto akuza. Veprat thuhet të jenë kryer ndërmjet dhjetorit 2013 dhe qershorit 2014. Të mërkurën, Ministria franceze e Mbrojtjes ka premtuar se do të bëjë gjithçka për ta zbardhur të vërtetën rreth këtyre akuzave.
Artikulli paraprakSipas HASAN KALESHIT ardhja e Perandorisë Osmane e shqiptarizoi Kosovën?
Artikulli vijuesPërqafimi i fëmijëve sirianë përlot botën (Foto)