Një burrë po ecte në Pazar gjatë një dite, kur sapo myezini thirri ezanin për namaz sytë e tij panë pjesën e prapme të një gruaje. Ajo ishte çuditërisht e bukur, dhe kjo dallohej edhe pse ajo ishte mbuluar në mënyrë të duhur, madje as koka dhe as fytyra nuk i dukej, ndërsa ajo tani u kthye nga ai sikur ta dinte se ai po mundohej ta imagjinonte atë pa atë veshje, dhe i dha atij një shenjë përpara se të futej pas një cepi të një dyqani mëndafshi. Burri u godit nga pamja e saj a thua si të ishte goditur prej një rrufeje nga qielli. Në mënyrë të padobishme ai po mundohej ti mbushte mendjen zemrës me shumë arsye që të shkonte pas saj-por vallë a nuk ishte koha për tu falur?-por koha kishte mbaruar tashmë, nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse ta ndiqte nga pas.
Ai nxitoj të shkonte pas atij dyqani të mëndafsheve në tentativë për të kapur atë grua, e cila çuditërisht e kishte lënë pas atë madje ajo kishte shkuar dhe disa dyqane më tej thuajse në fund të Pazarit. Ajo u kthye nga ai, dhe ai mendoi se mund të shihte diçka nga ajo madje dhe ndonjë buzëqeshje që mund t\’ia vidhte asaj nën velin që i mbulonte fytyrën, ndërkohë që ajo sërish ia bëri me shenjë atij- a mos vallë po imagjinonte??
I mjeri ai ajo s\’ishte pranë tij. Kush ishte ajo? Ndonjë vajzë e ndonjë familjeje të pasur? Çfarë dëshironte? Ai i shpejtoj sërishmi hapat e tij drejt saj. Dhe kështu që ajo e linte atë gjithmonë nga pas, gjithmonë ai nuk e arrinte atë, ajo po e torturonte, një herë pas dyqanit të vajit, pastaj pas dyqanit të lëkurës, larg e më larg derisa arritën aty ku u panë për herë të parë. Ndërkohë që ndjenja e tij më shumë rritej se sa ulej. A mos ishte e çmendur vallë ajo? Duke vazhduar kështu ajo shkoi deri në periferi të qytetit..
Dielli perëndoi dhe lindi, dhe ja tek ishte ajo, përballë tij më afër se kurrë. Tashmë ata kishin arritur tek varrezat e qytetit. Nëse ai do të kishte qenë në gjendje normale tashmë duhej të frikësohej mirëpo ai nuk ishte sytë e tij i kishte zënë dashuria për këtë grua..
Tashmë ata i ndante një distancë prej njëzet metrash, ajo shikon poshtë dhe me një lëvizje të thjeshtë rrëshqet brenda një bodrumi që ishte si një varr. Atëherë duket se njeriu u kthjellua pak, po në atë moment ai nuk kishte më kthim pas, kështu që ai zbriti poshtë dhe ndoqi atë..
Brenda, ai pa dy drita që e shoqëronin atë tek një derë e dytë, pas së cilës ishte një dritë të cilën e kaloi si të parën. Ai e gjeti veten në një dhomë të madhe, e cila nuk kishte aspak lidhje me botën e jashtme. Ndërkohë që gruaja ishte ulur në një vend pranë murit, sërish ashtu e veshur e gjitha, e mbështetur në një shtyllë pranë murit. Në të djathtë të shtyllës burri vërejti një vend për tu ulur..
“mbylle derën pas teje,” i tha gruaja me zë të ulët dhe të thatë, që dukej thuajse si një pëshpëritje, “dhe me sill çelësin.”
Ai veproi ashtu siç i tha ajo..
Ajo e pa se si veproi dhe i tha me kujdes “Hidhe!.”
Një rreze drite duket se e goditi kokën e tij dhe logjikën e tij. Për një moment ai ndenji i heshtur.
“Vazhdo,” i tha ajo duke qeshur, “Ti nuk hezitove të lësh namazin për të më ndjekur mua, apo jo?”
Ai nuk foli..
“Koha për të falur namazin e akshamit ka mbaruar tashmë” foli ajo duke e tallur atë. “Pse duhet të merakosesh? Hidhe pra. A nuk do që të kënaqesh me mua?”?”
Ai e vendosi dorën në lartësinë e gojës së tij dhe më pas pa veten se si e hodhi çelësin. Ndjeu diçka unikale brenda vetes së tij, dhe një dhembje stomaku që i kaloj menjëherë. Ai ndjeu habinë, pastaj tmerrin dhe në fund të kuptuarin..
“erdhi koha të më shohësh,” i tha ajo, dhe ngriti velin e saj për të treguar fytyrën që nuk ishte ajo e një vajze të re dhe të bukur, por e një plake të shëmtuar, e zezë e gjitha dhe me shumë të meta në të, nuk kishte aspak nur brenda saj..
“Shikomë mirë,” i tha ajo. “Unë jam Dynjaja. Kjo botë ishte shumë e dashur për ty. Ti e harxhove kohën tënde duke më ndjekur mua, dhe arrite të më kapësh vetëm në varrin tënd. Mirëserdhe në varrin tënd, mirëserdhe.!”
Dhe atëherë ajo qeshi aq shumë sa që i shoi të gjithë qirinjtë një nga një duke rikthyer errësirën dhe një herë..