Paranojat e “diktatorit” tërheqin zvarrë edhe BDI-në, drejtësia duhet të veprojë

Afera  përgjimeve kërkon zgjidhje të shpejtë duke i dhënë epilogun e merituar thyerjes së privatësisë së qytetarëve që përbënë një nga të drejtat themelore të njeriut, konstatojnë ekspert të ndryshëm.

 

Përgjimi në masë që ngërthen në vete afera korruptive të mëdha, nuk mund të lejojë komoditetin e Prokurorisë publike të ngelet indiferente ndaj skandaleve të tilla, konsiderojnë ata.

 

Locimi i përgjegjësisë për përgjimin në masë të  qytetarëve, nuk mund të jetë një barë që mund të ndahet, konsideron analisti Xhelal Neziri, për Portalb. Sipas tij faji për këtë i takon gjithë qeverisë duke përfshirë edhe partnerët e koalicionit.

 

Edhe për analistin Alajdin Demiri, afera e përgjimeve duhet të shpalos gjithë korrupsionin që ka ngërthyer këtë qeveri. Sipas tij aferat janë nga më të ndryshmet, por për shqiptarët është me rendësi që të kuptojnë se kush i ka përfaqësuar ata.

 

“Nëse Qeveria bie, nuk ka logjike të bjerë vetëm gjysma e saj. Në shtatë vitet e  fundit bashkërisht kane qeverisur VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja, bashkërisht kanë ndarë sukseset, janë lavdëruar në zgjedhje dhe i kanë fituar ato. Projektet kontroverse dhe korruptive të qeverisë janë realizuar edhe me votat e BDI-së. Tash, është absurde i gjithë faji t’i hidhet VMRO-së dhe Nikolla Gruevskit. Pushteti përfundimisht duhet të kuptohet jo vetëm si privilegj, por edhe si përgjegjësi”, thotë Xhelal Neziri.

 

Profesori universitar Temellko Ristevski thotë se bëhet fjalë për një dukuri të të rëndë që mund të sjellë pasoja tek njerëzit që janë përgjuar.

 

“Institucionet kompetente, parasë gjithash Prokuroria Publike, duhet ta merr seriozisht situatën dhe të ndërmarrë  procedim penal dhe ta mbyll në mënyrë ligjore problemin. Për shkak të numrit të madh të përgjimeve kjo situate kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të dalë e vërteta në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thotë Ristevski.

 

Ixhet Memeti, avokat i popullit, në intervistën javore për REL, theksoi ndërmjet tjerash se nëse rasti i përgjimeve nuk kryhet shpejtë dhe në mënyrë efikase, pasojat e saj do të janë shumë të rënda.

 

“ Gjithmonë kur ka thyerje të drejtave të qytetarëve, të mos flasim kur kjo gjë është dukuri masive, institucionet duhet që shpejt dhe në mënyrë efikase të reagojnë, gjithçka tjetër lë dyshime për mos besim në institucionet, kështu edhe për këtë rast kërkohet një punë shumë serioze, e shpejtë dhe profesionale, e institucioneve, përndryshe nëse ngel e pa zbardhur shpejtë dhe në mënyrë efikase, gjithsesi do të lë pasoja në cilin do aspekt si tek qytetarët, dhe në përgjithësi në shoqërinë tonë.”, deklaroi Ixhet Memeti, avokat i popullit./Almakos

Artikulli paraprakMeksikë, shkon në 20 numëri i të vdekurve nga përplasja e një autobusi me një tren mallrash
Artikulli vijuesSportradar: Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë