Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka thënë në një kolumnë për portalin KOHA, se kushti i “Demarkacionit” ishte i padrejtë nga BE-ja, por në rast të miratimit në Kuvend, kjo nuk do të nënkuptojë se do të hiqen vizat.Asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk e kanë pasur një kusht të tillë – shkruan ai.
Madje, iu është garantuar se shenjimi i kufirit nuk do të jetë kusht as për hyrjen e tyre në BE. Por, sa i përket Kosovës, BE-ja arsyetohet që për kushtin në fjalë, janë pajtuar edhe vetë negociatorët kosovarë. Dhe kjo deridikund e shpjegon situatën.
Në rast të ratifikimit të marrëveshjes, Palokaj pret që vizat të mos hiqen të paktën deri në fund të vitit 2018-s.Ndërkohë, është një kusht tjetër i cili është shumë i rëndësishëm: luftimi i korrupsionit.
Madje, siç vëren Palokaj, në Bruksel ka dyshime të mëdha se korrupsioni në Kosovë nuk është luftuar sa duhet. Madje ai shkon më tej, duke thënë që një kusht i ri mund të jetë i pritshëm: ai për asociacionin.