Qeveria miraton dërgimin e një kontingjenti të FSK-s në Shqipëri

Qeveria e Kosovës, duke gjykuar nga situata e krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në Shqipëri, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri.

Ministria e FSK-së ka pranuar dje pasdite, një kërkesë zyrtare nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për mbështetje logjistike nga FSK-ja në ndihmë të zonave të përmbytura në Republikën e Shqipërisë.Në kërkesë, në mënyrë te veçantë, është specifikuar nevoja për sigurimin e urave të montazhit.

Kërkesa mbështetet edhe në kërkesën e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë për mbështetje, dhe në nevojën e madhe të vendbanimeve në zonat e Vlorës dhe Fierit, të cilat kanë mbetur të izoluara nga dëmtimi dhe shkatërrimi i urave.Mbështetja financiare e operacionit humanitar do të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakPas “Demarkacionit”, kusht për vizat “Asociacioni”
Artikulli vijuesSi u rikthye fruthi?