Pas një shekulli, rishfaqet kolera

Shfaqet në Kubë pas një shekulli, sëmundja e rrezikshme, duke u kthyer në një kërcënim të vërtetë për përhapje epidemie.

Lajmi është transmetuar nga mediat e Amerikës Latine, sipas të cilave, ajo tashmë po prek Meksikën dhe rrezikon të përhapet në gjithë kontinentin.
E për ta parandaluar një gjë të tillë, aeroportet janë vënë në gatishmëri të plotë, për të marrë masat e nevojshme kundër atyre që vijnë nga ishulli.

Ndërkohë, mbahet ende i fshehur numri zyrtar i vdekjeve të regjistruara në Kubë, si rezultat i një epidemie kolere e cila shpërtheu në javët e fundit në lindje të ishullit, sidomos në Manzanillo, vendi me 130.000 banorë, 800 km larg nga kryeqyteti Havana.

Konkretisht, ministria kubane e Shëndetësisë deri tani ka raportuar vetëm tre raste fatale.
Një version i mohuar ky në fakt nga mediat e huaja dhe disidentët e regjimit Kastro, duke folur për dhjetëra viktima dhe më shumë se një mijë pacientë me kolerë.kohaislame

Artikulli paraprakKorrupsion deri n’fyt
Artikulli vijuesKosova me rendimente rekorde të grurit në rajon