Zëdhënësi i Policisë Federale, Christian Altenhofen, në deklaratën e tij për Agjencinë e Lajmeve Gjermane (DPA), theksoi se janë forcuar masat e sigurisë në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt.
Altenhofen transmetoi se punonjësit e policisë janë në gatishmëri dhe është rritur numri i policëve në rajonet specifike.
Theksohet se edhe “tarraca e vizitorëve” në aeroportin Berlin-Tegel është mbyllur, ku numri i policëve është rritur.
Ndërkohë theksohet se për momentin nuk do të niset asnjë avion nga Berlini që ka për qëllim që të shkojë në Bruksel.
– Rriten masat e sigurisë edhe në Britani-
Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë rekomandoj shtetasit e saj që të rrinë larg turmave dhe transporteve publikë.
Në rekomandimin zyrtar për udhëtime të ministrisë, duke u theksuar se kanë ndodhur shpërthime në aeroportin ndërkombëtar “Zaventum” dhe në një stacion të metros, u theksua se: “Duhet të qëndrohet larg turmave dhe transporteve publikë”. Ministria e Jashtme gjithashtu iu rekomandoi atyre të cilët do të udhëtojnë të jenë në kontakt me aeroportet.
Kryeministri britanik, David Cameron në deklaratën e tij në llogarinë në Twitter, pas shpërthimit pohoi se: “Jam i shokuar dhe i shqetësuar nga ngjarjet në Bruksel. Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar”. Cameron kryeson një takim të kabinetit në lidhje me shpërthimet në Bruksel.