Pas vrasjes së Ivanoviq, ky politikan është i kërcënuari i radhës

Një ditë pas vrasjes të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, një politikan tjetër është i kërcënuari i radhës.

Burime të afërta të Indeksonline me inteligjencën bëjnë të ditur se Bratislav Nikoliq është i kërcënuar me jetë.

Sipas burimeve të Indeksonline, ndaj kryetarit të Shtërpcës ka kërcënime serioze për të cilat është e njohur edhe Agjensia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Nikoliq është kryetar i komunës së Shtërpcës që nga 12 janari i vitit 2010. /Indeksonline/

Artikulli paraprakKodi +383 funksionalizohet në fund të qershorit
Artikulli vijuesDallimi i pagave mes ushtarëve të FSK dhe ushtrisë serbe