Pasaporta e Sanxhakut?

Në faqen të zyrtare të Facebook-ut të Meshihatit të Sanxhakut, është shfaqur fotografia e pasaportës së Republikës së Sanxhakut, që ka simbolet e flamurit boshnjak, me mbishkrime edhe në arabisht. Fotografia është larguar shpejtë!
Në Meshihat dyshojnë se fotografia është imponuar dhe se prapa këtij “provokimi” qëndron kryemuftiu i Bashkësisë Islame të Serbisë, Muamer Zukorlic.

“Është gjë jo e mirë. Shaka pa takt. Kohët e fundit ky grupim ndërmerr lëvizje të pakuptimta që çojnë në ndarje. Por, asnjë nga që nuk ka peshë, as kapacitet. Mesazhet e tyre fetare apo politike nuk kanë asnjë peshë tek myslimanët. Ky grup po vdes”, tha Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Adem Zilkic.

Lideri politik i boshnjakëve të Serbisë, Rasim Ljajic, tha se paraqitja e pasaportës së Republikës është budallallëk.

“Asgjë nuk do të ketë nga kjo. Problemi është se me këta hapa bëhen vetëm dëme, pavarësisht nga fakti nëse është një lojë ose një mesazh politik”, vlerësoi Ljajic. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPDK e AAK bashkë kundër idesë së Isës
Artikulli vijuesRishfaqen thirrjet për ndalimin e blasfemisë