Një turist harroi pesëqind mijë euro tek një person në Turqi. Turku kërkoi shumë për turistin, derisa lajmëroi në polici. Policia nga ana e saj bëri lajmërimet e veta. Më në fund, shuma e madhe mbërriti në duart e të zotit.
Turisti, një gjerman, erdhi ta falënderonte zotërinë turk dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuroi pesëqind euro. Turku ia ktheu: Nuk marr asnjë cent, pasi kam bërë detyrën time, nuk kam bërë asgjë tjetër!
Gjermani u habit, çfarë është ky njeri? Si nuk ka bërë asgjë?
Në fakt, turku kishte bërë thjeshtë fenë e tij! Kishte bërë më të paktën e besueshmërisë dhe ruajtjes së amanetit!
Vallahi, tek ne në Sham (Damask), një person harroi në makinë 20 milion lira. (asokohe, 1 dollar amerikan këmbehej me 50 lira siriane. -M.S.-). I zoti i makinës, taksisti, ishte besimtar, kërkoi katër ditë rresht për të zotin e shumës. Sillej përreth vendit ku e kishte marrë herën e parë. Vendosi gjithandej lajmërime, derisa e gjeti dhe i dorëzoi 20 milionat. Ndërsa i zoti i tyre, që ishte njeri me edukatë dhe besim, e mori taksistin me vete në tregun e makinave dhe i bleu një makinë të re, për dy milion lira!
Ky është besimtari! Pasha All-llahun, me besimtarë jeton si në xhennet, në sinqeritet, besueshmëri, dashamirësi, modesti, bashkëpunim e përkrahje!
Ndërsa shoqëria tjetër, është shoqëria e ujqërve, që flen me një sy hapur…
Dr. Ratib Nabulsi, Damask.
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 11 korrik 2016