Pasi i ofendoi Haxhilerët Ernest Luma nga AAK – Ja çfarë thotë Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka komentuar largimin e Ernest Lumës, nga AAK-ja.

Ai ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se, Luma duhet të kishte kujdes me gjuhën e tij, pasi ishte zyrtar i lart i një partie.

“Mirë ka bërë që është larguar nga AAK-ja. Kur je zyrtar i partisë, duhet të ruhesh më shumë”.

“Ernest Luma ka pasur deri diku tendenca me shfaqë Aleancën si jo-fetare”.

“Unë jam mysliman por, jam kundër ekstremizmave dhe radikalizmave”, ka deklaruar Haradinaj.

Artikulli paraprakTragjedia në Haxh – Erdogani e mbron Arabinë Saudite
Artikulli vijuesPllaka e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Lezhës, reagojnë studiuesit: Duhet të vendosim heronjtë tanë