Ibnu Kajimi, Allahu e mëshiroftë thotë:
Gjumi i ditës është tepër i keq i cili trashëgon sëmundje të lagështa dhe fatkeqësi, e prish ngjyrën, trashëgon sëmundjen e shpretkës, dobëson nervat, sjell përtaci, dobëson epshin, pos (gjumit) në kohën e drekës gjatë verës, më i keqi është gjumi në fillim të ditës, më i keq se ky është gjumi në fund të ditës pas ikindisë.
Andaj është thënë: gjumi ditës është tri llojësh: virtyt, djegie dhe budallallëk.
Virtyt është: gjumi në mesditë, ky ishte virtyti i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
Djegie është gjumi në mëngjes, të largon nga çështja e dunjasë dhe Ahiretit.
Budallallëk është: gjumi në ikindi, disa nga selefi thonin: kush fle pas ikindisë dhe i grabitet mendja e tij mos ta qortojë pos veten e tij.
[[Zadul Mead 4/221-222]]
Katër gjërja e shkatërrojnë trupin: Pikëllimi, mërzia, uria dhe pagjumësia natën.
[[Zadul Mead 4/378]]